• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha TIP top

    Çfarë mund të ketë të përbashkët lëkura e këtyre vajzave?!


    I shohim në tapetet e kuq teksa shkëlqejnë, në kopertina revistash, në pasarela apo në rreshtat e parë të shfaqjeve të modës dhe ajo që bie më shumë në sy është shkëlqimi i lëkurës. Grimi, mendojnë shumica. Mund të lyhemi me të njëjtat produkte, mund t’ia besojmë fytyrën tonë artistëve të make up-it, por ajo që nuk dimë është që një lëkurë e lodhur e me problem, me grim jo vetëm që nuk përmirësohet, por mund të të tregojë edhe më keq. Ndërsa një lëkurë rrëzëllitëse, edhe me pak fare make-up, do duket shumë bukur edhe në dritat e forta të tapetit të kuq (ok ky nuk është ndonjë sekret, këtë e marrin me mend të gjithë).

    Problemi është si ta kemi një lëkurë të tillë. Në mos përgjithmonë, si t’ia dalim para ndonjë eventi?! Sidomos tani pas plazhit, kur uji i kripur dhe dielli kanë bërë të vetën… Armina Mevlani na e dha përgjigjen: trajtimi me oksigjen. Teksa pamë postimin e saj për trajtimin e pasplazhit që po kryente në “Bamboo Spa and Hammam” menduam të interesohemi më tej dhe zbuluam për një trajtim që mund të bëhet fare thjesht në sallonin e mirënjohur brenda Hotel Rogner. Trajtimi që realizohet me pajisjen e veçantë kryen shumë funskione që përmirësojnë dukjen e lëkurës, që nga tonifikimi dhe hidratimi e shkëlqimi, tek efektet antirrudhë por dhe pastrimin e akneve. Kur kombinohet me një xhel me acid hialuronik arrin të depërtojë edhe në shtresat më të thella të lëkurës, ndërsa mund të përdoret jo vetëm për fytyrën por edhe në zonën e qafës edhe të dekoltesë.

    Jo më kot në gjuhën e salloneve të bukurisë trajtimi me oksigjen njihet ndryshe si “Red Carpet Treatment”. Për shkak të shkëlqimit dhe rinimit të menjëhershëm të lëkurës, por edhe të përsonazheve të njohur që shfaqen në eventet më të rëndësishme fill pas këtij trajtimi. Kate Middleton, për shembull, ka bërë një trajtim me oksigjen përpara dasmës. Kurse Madonna është një fanse e betuar e oksigjenit të lëkurës, ajo ka një makineri të tillë në shtëpinë e saj dhe kështu ka mundësinë ta shijojë sa herë të dojë. Naomi Campbell dhe të gjithë modelet e Victorias Secret ia kanë besuar shkëlqimin e fytyrës trajtimit të oksigjeni gjithashtu. Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian aplikojnë çdo javë një trajtim fytyre me oksigjen, mund të quhet pra që e kanë pjesë të rutinës së bukurisë.

    Dhe në këtë pikë mund të ndihemi dhe ne nga pak modele, nga pak princesha e nga pak Madonna. Trajtimin me oksigjen mund ta bëjmë fiks si ato. E meritojmë tani që pas plazhit lëkura ka më tepër nevojë se kurrë. Dhe kemi sallonin tonë “Bamboo Spa and Hammam”, që mund të na llastojë e të na bëjë të shkëlqejmë sikur të jemi në tapet të kuq./Tiranapost.al

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690