Aktualitet

Çfarë mendon Rama për kufirin Serbi-Kosovë? Carl Bildt tregon bisedën për median amerikane

Esencë editori/Deri tani nuk ka pasur asnjë koment të kryeministrit Edi Rama në lidhje me propozimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit në Kosovë. Por Carl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe një kolumnist për “The Washington Post”, ka zbardhur një bisedë mes tij dhe kryeministri Edi Rama lidhur me çështjen e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Ja çfarë tregon ai:
Çfarë mendon Rama për kufirin Serbi-Kosovë? Carl Bildt

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, siç me tha mua” shkruan Bildt për gazetën amerikane.

“Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur për këtë ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bildt.

“Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thjesht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”, shton ai.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet artikullit në Washington Post.Copyright Tiranapost.al.