Aktualitet Kryesore Te gjitha

Çfarë kishte në makinë miku i Ramës që u largua nga aksidenti? PD vijon akuzat për Aqif Rakipin


Dëshmitë e familjarëve të Seit Sorrës që ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e përplasjes nga makina e deputetit Aqif Rakipi, kanë nxitur reagimin e Partisë Demokratike. Në një deklarata për shtyp, PD thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, duke ngritur pyetjen se pse Rakipi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. “Çfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte?”, shkruhet në deklaratën e PD.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Deshmia e kusherinjve te Seit Sorrës, viktimes se aksidentit, eshte tronditese dhe tregon se kemi te bejme me nje ngjarje kriminale.

Kusherinjte e viktimes, deshmitare okulare, rrefejne se deputeti, mik i Rames, Aqif Rakipi, sapo ka perplasur per vdekje Seitin, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Ata thone se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte te fshihte dicka. Largimi i tille nga vendi i ngjarjes eshte kriminal dhe i thellon permasat kriminale te ngjarjes.

Cfare po fshihte deputeti mik i Rames? A ishte ai ne gjendje te intoksikuar nga alkoli apo substanca te tjera? Çfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte. Dhe me e pakta, pse nje i zgjedhur, nje deputet, nuk kujdeset per viktimen nuk i ofron ndihmen e pare por iken me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka perplasur per vdekje nje njeri?

Nxitimi i policise dhe organeve ligjzbatuese per te shpallur fajtor viktimen e per te nxjerre viktime fajtorin vetem pse eshte mik i Edi Rames, eshte skandaloz, eshte revoltues, eshte poshterues.

Partia Demokratike ben thirrje per hetim te plote te rrethanave dhe pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin. Partia Demokratike paralajmeron kedo person qe po favorizon mikun e Rames ne kurriz te viktimes, se cdokush qe shkel ligjin do te mbaje pergjegjesi.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *