Lajme nga Bota

Shpërthim me bombë dhe sulm me armë. Çfarë po ndodh në Turqi?

Shpërthim me bombë dhe sulm me armë. Çfarë po ndodh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit Izmir të Turqisë. Bëhet fjalë për një shpërthim me bombë si dhe një sulm me armë që solli 10  të plagosur deri më tani. Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave, raporton Anadolu Agency (AA). Bomba shpërtheu jashtë një hyrjeje që përdorej nga gjyqtarët dhe prokurorët, sipas raporteve të medias lokale.

izmirpolis

Forcat policore të cilët janë duke kryer hetim në vendngjarje kanë ndërprerë qarkullimin e trafikut në rajon.

Policia ka nisur punimet për gjetjen e të dyshuarit. Mësohet se në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pako e dyshimtë. Lidhur me këtë incident ka nisur një operacion i gjerë në rajon.

Sipas të dhënave të fundit, policia ka vrarë dy sulmuesit të dyshuar për sulmin  dhe janë në gjueti për një sulmues të tretë pas shpërthimit, sipas agjencisë së lajmeve, e cila tha dy policë ishin në mesin e të plagosurve.

Izmiri është një qytet- port në detin Egje, është e treta nga qytetet më të mëdha të Turqisë, që ka më shumë se dy milionë njerëz.

mirror

Imazhet tregojë dy makina që kanë marrë flakë dhe trupi i një njeriu që mbante një armë në dorë.

Izmir ka parë një numër të arrestimeve në lidhje me sulmin  e një klubi nate  në Stamboll fundjavën e kaluar.

Një numër i të arrestuarve në Izmir janë të grupit etnik Uighur. Ata besohet se kanë ardhur nga rajoni Xinjiang i Kinës dhe dyshohet se kanë lidhje me sulmuesit e klubit të natës, thotë agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.

mahir

Turkey explosion

Explosion in Izmir, Turkey

Disa familje kishte udhëtuar së fundmi në Izmir nga Konia, një qytet qendror, ku i dyshuari kryesor i Stambollit  është thënë se ka qëndruar për disa javë para sulmit.

Ashtuquajturi Shteti Islamik (IS) thotë se ka kryer sulmin e Stambollit mbi përfshirjen ushtarake të Turqisë në luftën civile siriane.

Disa nga qytetet e mëdha të Turqisë kanë qenë në shënjestër në një numër sulmesh me bomba nga IS, por edhe nga militantët kurdë.

https://www.youtube.com/watch?v=wuz-akhS_1I