• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Biseda Të gjitha TIP top

    Çfarë i ka ndodhur kësaj here Kristit nga Kashari?


    E pamundur që dita të niste pa lëngun e zi të kafes, që e kaloja poshtë herë me terezi, duke shijuar diellin që përplasej në xhamin e dritares dhe më hapte sytë; herë me nxitim, duke bërë edhe kafe të tjera që ishin porositur.

    Në këtë orar, vinin shpesh mësues të ndryshëm që punonin në një shkollë aty afër. Dikur, kisha qenë nxënëse e nje pjese të mirë prej tyre.

    Lexonim bashkë gazetat, ose diskutonim teksa u shërbeja, shkëputesha për te banaku dhe përsëri vazhdonim bisedën, gjithmonë me muzikë në sfond.

    -Na kënaqe me këto këngë,- më thoshin. Unë buzëqeshja si shenjë miratimi, që po të mos ishte muzika, po të mos më këndonte Cohen, Sinastra, Pink Floyd, Beth Hart, Buika apo…. nuk e di sa vetullngrysur do iu shërbeja.

    Pasditet ishin krejt të ndryshme. Klientët ishin te tjerë, atmosfera ishte tjetër…unë, isha më e lodhur pasi vija përgjithësisht nga orë të gjata leksionesh dhe seminaresh dhe ajo teoria ‘puna duhet ndarë nga jeta personale’, më dukej ndonjeherë e pamundur.

    Në një nga këto mbrëmjet e vona, vjen një çift i cili zë vend pa pritur drejtimin tim. U afrohem.

    Bar apo restorant? – i pyes.

    Ndenjën në terezinë e tyre sikur unë nuk isha aty, dhe mbi te gjitha sikur nuk u kisha drejtuar asnje pyetje.

    -Bar apo restorant?- përsëris këtë herë me ton pak më të lartë dhe më serioze.

    -Restorant mi, restorant se sheh orën kur kemi ardhur, – tha ajo.

    Pasi dhanë porosinë dhe nuk pyetën për ndonjë sugjerim, as unë nuk tentova. Shkoj t’ju shërbej verën e bardhë që kishin porositur.

    Sa hodha ndoshta 0.06 litra në gotë, më thotë gruaja : Po ti, s’kishe veré të kuqe?

    -Kam verë të kuqe por ju porositët verë te bardhë, dhe bëra një si buzëqeshje me zor.

    -Eh, epo unë dua verë të kuqe.

    -Pa problem,mund ta ndërrojmë.

    -Burri tha si me gjysme zëri qe mund ta mbanin po ai m’u duk aq i trembur sa nuk u kushtova rendësi fjalëve të tij.

    Marr gotën e pak mbushur dhe enën e verës së bardhë dhe mbush një tjetër me të kuqe. Nga kuzhina u dëgjua zilja e vogël që lajmëronte se porosia ishte gati. Vrapoj për aty. Sallata jeshile dhe miksi i djathërave në një dorë, vera në tjetrën. Ua shërbej.

    Asnjë faleminderit nga ana e tyre. U urova një mbrëmje të qetë derisa t’u shërbeja pastat.

    Ndërkohë kërkesat e tyre vazhdonin. Ashtu si sjellja e shëmtuar dhe pakënaqësitë, derisa ata u larguan. Atë mbrëmje, pasi ata ikën dhe unë mbeta aty, me sallën bosh, tavolinat për t’u rregulluar, banakun për t’u pastruar e gjithçka tjetër për t’u vënë në 0 për të nesërmen ; mendova gjatë për mundësitë që kisha ditë pas dite, që kishim të gjithë ne për të komunikuar, për ta bërë njëri-tjetrin të ndihemi mirë dhe për këtë mundësi, me këtë çift, që më kishte ikur kot dhe s’kisha mundur as të jepja e as te merrja një ndjesi pozitive.

    Unë isha munduar të tregohesha korrekte dhe mikpritëse, por ndoshta nuk ia kisha dalë qëllimit ; ata kishin ardhur pa mendimin me te vogël për t’i shprehur dashamirësi dikujt që u qëndronte në këmbë e plotësonte tekat e tyre në një vend që ishte larg cilësimit me 5, 3 apo edhe 2 yje.

    Kjo me pati dëshpëruar atëherë, e më dëshpëronte gjithmonë, sa herë në kontakt me njerëzit nuk ndodhte asgjë ! Nuk shkëmbenim asgjë dhe kjo indiferencë e njeriut ndaj njeriut më bënte dhimbje. Pse i digjnim kështu çastet?

    1 Koment

    1. Keep going girl , shkruan shume bukur Krist, uroj me shpirt qe ti te dalesh nga ai vend ku punon por dije ai vend te ben me te mire se cdo lloj pune tjeter komode, uroj te te realizohen gjithe endrrat vajze

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690