Lifestyle Te gjitha TIP top

Çfarë fshehën nën fustan?


Dasmat e kësaj vjeshte ishin me bereqet. Poshtë fustaneve të bardhë me dantella e mëndafsh të nuseve fshihej një bark i rrumbullakosur në pritje të një bebeje. Tek disa dukej, tek disa jo…ama që këto nuse kishin një tjetër nur në ditën e tyre të madhe, vihej re.

Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani ishin tre në ditën e tyre të dasmës. Mediat kosovare shkruan se ajo është në muajt e parë të shtatzënisë.

valdrindasma
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Dasma e këngëtarit të NRG Band, Besnik Qakës dhe Lolita Begollit u përfol shumë në media për tre gjëra: Lolita priste një bebe, ishte një dasmë luksoze  dhe si destiancion të muajit të mjaltit nuk zgjodhën në vend tropikal, por Pejën.

besnik dasma
Besnik Qaka dhe Lolita Begolli

Elona Duro, e cila i dha fund beqarisë më herët, në gusht, ishte një nuse me barkun që i dukej, ama pritja e ëmbël jo vetëm nuk e pengoi të kërcente e të hidhej, po i dha shumë lezet atë natë.

elona duro
Elona Duro me familjen ne diten e dasmes

Këtë fundjavë showbizi po përgatitet bashkë me çiftin Labinot Gashi-Qëndresa për të celebruar dasmën e tyre. Dhe mediat janë të sigurta që Qëndresa është shtatzënë. Në fotot e festës së saj të beqarisë, dukej qartë barku i fryrë i nuses. Po të mos kishte dalë që më parë, do kishim një tjetër nuse me beb nën fustanin e bardhë.

qendresalabi1
Labinot Gashi dhe Qendresa
qendresaaa
Foto ku Qendreses i dukej barku

Epo mes kaq shumë vajzave me të bardha, kemi edhe një që e konfirmoi shtatzëninë me fustan të zi dhe për momentin nuk ia ka qefi të vishet nuse. E kemi fjalën për Zaiminën, së cilës i pamë më në fund barkun dhe u bindëm që ajo do të bëhet mami për tre muaj.

 

zajmina3
Zaimina Vasjari konfirmon shtatzenine

O.Zh/Tiranapost.al/

Na kontaktoni: [email protected] /

+355684081690

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *