Aktualitet

Çfarë e kam djalin unë, hamall? Rama tregon historinë e punësimit të një të riu dhe bisedën me të atin

Çfarë e kam djalin unë, hamall? Rama tregon historinë e

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të këtij qyteti.Duke iu përgjigjur disa pyetje për punësimin, Rama tha se shumë nga të rinjtë synojnë të futën në shtet. Për ta ilustruar këtë, solli edhe një shembull.

Më tha njëri kam djalin pa punë. Është martuar, mirë unë, po më gjej diçka për djalin. E pyeta çfarë shkollë ka, 9-vjeçare me tha. OK i thashë, u lidha me zyrat e punës dhe i gjetën një punë, ngarkim –shkarkim.Çfarë e kam djalin unë, hamall, më tha pak më vonë. Po të ishte për hamall nuk do të telefonoja ty, të telefonova se je kryeministër”, tha Rama

Rama e quajti normale emigrimin e shqiptarëve, por mohoi që të ketë mungesa mjekësh e infermierësh në spitale.

“Çfarë shihet nëpër media, ikën mjekët dhe infermierët është gënjështër. Ikin mjekë dhe infermierë, por nuk kemi mungesa. Të gjitha spitalet janë të plotësuara”, tha Rama./Tiranapost/A.C