Çfarë duhet të dini për fituesit e Nobelit në Ekonomi dhe nderi që po i bëjnë botës
Esther Duflo tha se ndihet "e përulur" nga fitorja e çmimit Nobel për Ekonominë dhe tha se shpreson që “të frymëzoj shumë gra të tjera”. Duflo ishte pjesë e treshes, bashkëshortit të saj Aghijit Banerjee dhe Michael Kremer që punon në Universitetin e Harvardit, që fituan cmimin.
Puna e tyre ka "përmirësuar në mënyrë drastike aftësitë për të luftuar në praktikë varfërinë", tha Akademia suedeze e cila jep çmimin Nobel. Duflo është gruaja e dytë që fiton çmimin Nobel në këtë kategori që kur ai filloi të jepej në vitin 1969, por gjithashtu edhe më e reja, vetëm 46 vjeçe.
"Të tregosh se është e mundur që një grua të ketë sukses dhe të njihet për suksesin e saj, shpresoj se kjo gjë do të frymëzojë shumë gra të tjera, që të vazhdojnë të punojnë dhe shumë burra t'u jepet respekti që ata meritojnë si çdo qenie njerëzore".
Bashkëshorti i Duflo-s, Banerjee ishte edhe mbikëqyrësi i saj në përgatitjen e doktoraturës dhe puna e tyre përkrah Prof. Kremer është fokusuar tek komunitetet e varfra në Indi dhe Afrikë. Kërkimet e tyre ndihmojnë për të treguar se cilat investime ia vlejnë për t'u bërë dhe cilat prej tyre kanë patur impaktin më të madh në jetët e njerëzve më të varfër.
P.sh. kërkimet e tyre në Indi gjetën një nivel të lartë të mos vajturit në mësim të mësuesve. Ata zbuluan se ata punësoheshin me kontrata afat-shkurtra, të cilat zgjateshin nëse kishin rezultate të mira, të cilat rrjedhimisht sillnin edhe rezultate më të mira tek nxënësit.
Një tjetër projekt zbuloi sesi kërkesa për ilaçet kundër infeksioneve parazitare ishte e ndikuar nga çmimi. Ata zbuluan se 3/4 e prindërve u jepnin fëmijëve të tyre këto ilaçe kur ato jepeshin falas, përkundrejt vetëm 18% të prindërve që u jepnin këto ilaçe kur ato kushtonin më pak se 1 dollar, pavarësisht se ishin të subvencionuara. Kërkimi ka ndihmuar në vendosjen apo jo të tarifave për ilaçet dhe kujdesin shëndetësor dhe nëse po kundrejt cilit çmim. /Burimi BBC News /Tiranapost.al