• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Çfarë duhet të dimë për piknikun ideal buzë detit


    Sa herë që zgjohem në mëngjes të dielën, gjithë energji se do të ndodhin shumë gjëra dhe se ajo do të jetë ndryshe, sërish pasi përfundoj drekën ndihem si treçereku i botës pa ndonjë energji e ku mundësisht gjatë mbrëmjes e gjej vetën duke pirë një çaj “Valeriana”. Për këta persona, që janë jo pak, kam menduar këtë herë në It’s butter baby

    Marr shkas nga ditëlindja Erkës një mikeshës tonë me temën: Piknik buzë detit! Nisemi me furgon nga Tirana drejt Karpen në orën 11.00, rreth 45 minuta udhëtim.

    Ide e mirë mendoj unë. Të gjithë në një makinë, biseda, histori për të qesh e mbi të gjitha nuk ke stresin e timonit dhe trafikut, madje edhe mund të hash një fetë kek si ai i Iva Tiços, që e kish pjekur herët në mëngjes në furrë, me kërkesën e grupit.

    keku iva
    Plazhi i virgjër i Karpen ofron hapësira ku mund të bësh organizime që mbyllen me një lojë me top nën perëndimin buzë detit ose edhe në një dremitje, nëse nuk je tip sportiv. Nuk është e thënë!

    Pas një pikniku buzë detit në shtëpi mjafton një dush dhe një film a serial, i preferuar për të ulur qepenin e fundjavës.

    Pjatat janë të thjeshta, me zarzavate të stinës, djathëra, bukë misri, bukë fshati, panine apo kulaç. Për meshkujt gjithashtu një aktivitet me birrë në dorë është zgara, ka pak punë por është mrekullia vetë për ata që e bëjnë shpesh.

    Mishin, qoftet, salçiçet, pijet, mund t’i merrni nga shtëpia me akull sigurisht, ndërsa peshkun mund ta gjeni edhe në plazh tek varkat buze detit, mjafton të pyesni banorët e zonës. Vajza e ditëlindjes e kishte organizuar pak më të sofistikuar piknikun; me pjata dhe gota qelqi në vend të atyre plastike, kishte shpenzuar kohë edhe për dekorin e tyre dhe ambientit përreth.

    Nëse dëshironi mund ta konsideroni si ide për një nga ditët tuaja të shënuara, ose edhe çfarëdo qofshin.

    Nëse jeni dembel dhe nuk jua mban xhepi njëkohësisht mund të porosisni edhe “Catering apo finger food” nga kompani që e ofrojnë këtë shërbim dhe shumë të mirë madje!

    PS: Në fund mos harroni të pastroni ambientin me shpresën se të diela të tjera mund t’ju bashkojnë në një piknik.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post