Showbiz

Çfarë bëni gabim që njerëzit nuk ju pëlqejnë

Çdokush ka një histori rreth asaj që mendonin për një shok kur e takonin për herë të parë, por që më vonë kanë dalë në konkluzion që ai ose ajo janë personi më i këndshëm që kanë takuar ndonjëherë.

Përgjithësisht, ju keni vetëm disa sekonda kohë për ta bindur dikë të dëshirojë të kalojë më shumë kohë me ju. Çdo gjë ka rëndësi- nga mbiemri juaj deri te era juaj e ëmbël apo sjellja juaj brutale. Disa sjellje ndikuese që njerëzit të mos ju pëlqejnë, nga afër apo online janë:

- Postimi i shumë fotove në Facebook ju bën të bezdisshëm

- Të kesh shumë shok, apo shumë pak, në listën e miqve në Facebook

- Kur zbulon diçka shumë personale në një marrëdhënie tuajën

- Pyetjet e shumta rreth personit që keni takuar, pa folur mjaftueshëm për veten

-Mban si foto profili një foto ballore, fotografuar shumë afër

-Kur fsheh emocionet i largon njerëzit, ndaj lëri ato të rrjedhin

-Kur sillesh më mirë seç duhet, dukesh shumë i/e shtirur

-Je shumë kokulur ose shumë mburravec, ndërkohë që mund të zgjedhësh të ndërmjetmen

- Bëhesh shumë nervoz, kjo ndikon që njerëzit t’iu gjykojnë mbi humorin në jetën e përditshme

- Nuk buzëqesh aspak, kjo bën që askush të mos ju mbaj mend

-Kur sillesh sikur asnjë nuk përputhet me ju, dhe si rrjedhojë nuk mund të pëlqeni askënd.

- Prononcimi rreth emrit që keni, duke e ngritur veten në qiell.