Showbiz

Çfarë bëjnë burrat beqarë që nuk e dimë ne?

Ata nuk janë si ne. Nuk mbyllen në shtëpi. Nuk ankohen te shokët. Birrë, miq dhe hobby, ja sekreti i beqarëve të artë

Beqarë vs beqare, ja beteja e përjetshme. Sipas legjendave urbane, beqarët jetojnë në një botë të rehatshme dhe të çlirët, duke gjuajtur femra dhe duke mos e çarë kokën se nuk ua var njeri. Kurse beqaret janë të trishtuara dhe të mërzitshme. Fatmirësisht realiteti është më pak i ashpër sesa legjendat, dhe krejt ndryshe nga sa thuhet, burrat single nuk janë gjithmonë duke u zbavitur si të çmendur, të lumtur që nuk janë lidhur me zinxhir e nuk janë tërhequr akoma për hunde nga një grua. Burrat single (këtë e kemi vërtetuar prej tyre!), e kërkojnë dashurinë, shpesh janë të depresionuar për situatën e tyre dhe ndihen copë copë kur një grua i refuzon. Ama kjo nuk do të thotë se të gjithë burrat dalin nga shtëpia me qëllimin e vetëm për të joshur çdo tipe që takojnë. Më së shumti e marrin jetën pak më lehtë se sa ne. Fundja ka plot argëtime për të kaluar kohën: luan futboll, bilardo, del jashtë qytetit, shkon në palestër... Nëse nuk janë të shoqëruar ata me siguri bëjnë një (osë të gjitha) nga gjërat e mëposhtme.

  1. Pinë birra
  2. Dalin me shokët
  3. Kalojë kohë duke iu dedikuar hobit të tyre

Shkurt, në ndryshim nga shumë vajza beqare që qajnë orë e minutë, beqarët nuk e kalojnë kohën duke u dëshpëruar se përse nuk kanë një të dashur.

Kjo nuk do të thotë aspak se nuk iu intereson fare që nuk shoqërohen me dikë. Ashtu edhe si femrat, edhe ata kanë frikë se nuk janë mjaftueshëm tërheqës, seksi, në formë apo gjërta të tjera të këtij lloji, për të bërë për vete një vajzë. Edhe ata kanë momente kur mendojnë se ka diçka që nuk shkon apo çaste vetmie kur do të donin të kishin dikë pranë. Keni menduar se për ta të qenit single nuk përbën asnjë problem sepse ka shumë më shumë vajza të tilla vërdallë? Në fakt statistikisht beqarët meshkuj janë po aq sa edhe femrat në numër. Nëse shikon përreth në vendet e duhura (domethënë jo në shtëpi dhe në punë), do zbulosh se ka një thes me beqarë që, ashtu ti dhe ti, shpresojnë që një ditë të takojnë shpirtin binjak.