SPORT

Çetkoviç largohet zyrtarisht nga Partizani

Mesfushori i të kuqve të kryeqytetit Marko Çetkoviç është largimi i dytë, pas distancimit nga klubi të Ylber Ramadanit, i cili ka shkuar për të luajtuar në Danimarkë. Çetkoviç nuk ka rinovuar kontratën me Partizanin dhe për këtë shkak ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, largimin nga klubi.

Malazezi i cili iu bashkua ekipit kryeqytetas në muajin Janar, nuk ka rënë dakord për një akord të favorshëm, megjithatë ai nuk e harron kortezinë, teksa në postimin e tij në Facebook ka uruar suksese në Europa League për Partizanin.

morrat e kuq

Gjithashtu ai ka falenderuar dhe tifozët dhe bashkëlojtarët. Çetkoviç i cili ka luajtur edhe më parë në superiore me ekipin e Laçit, ka gjasa që të bashkohet me ndonjë klub tjetër të kategorisë superiore ose edhe të rikthehet në ekipin ku ka luajtur më parë në Sarajevë të Bosnja-Herecegovinës. K.H/ tiranapost.al