• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Çështjet me Greqinë, Bushati: Shpresoj që me qeverinë e re në Greqi të fitohet koha e humbur


    Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar çështjet e diskutuara me Greqinë gjatë kohës kur ai ishte në detyrë. Ndonësë u premtua se Shqipëria dhe Greqia do të përmbyllnin zgjidhjen e çështjeve të tyre, koha tregon se nuk ka përparim të dukshëm në këtë drejtim.

    Në një intervistë për emisionin “31 minuta” në RTSH, Bushati tregon disa arsye se pse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare.

    “Në fakt në kemi diskutuar për të gjithë çështjet që përfshijnë raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një paketë duke i grupuar. Për shkak të situatës së brendshme në Greqi, firmosjes dhe kalimit të marrëveshjes së Prespës dhe turbulencës politike që e pasoi atë në Greqi, por ndoshta edhe për shkak të situatës politike në Shqipëri, ku siç dihet, kishte një lloj hezitimi nga ana e Presidentit të Republikës për të vijuar me tej me procesin e delimitimit të hapësirës detare, një proces të cilin Presidenti i Republikës e lidhi me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, gjërat nuk arritën dot të shkonin drejt përfundimit. Ka qenë një shans i humbur, por nga ana tjetër është bërë një punë voluminoze dhe shpresoj që me qeverinë e re në Greqi të fitohet koha e humbur dhe të shkojmë drejt mbylljes së problematikave dypalëshe”, thotë Bushati. /Tiranapost.al/