• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Çështja për pronën shkaktoi masakrën me dy të vdekur në Prishtinë


    Një çështje pronësie shkaktoi masakrën me dy viktima në Prishtinë.  Sipas mediave të Kosovës, mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti nisi një konflikt disa vite më parë. Familjet Rafuna dhe Mehmeti janë bashkëpronarë të një ndërtese në Prishtinë.

    Zyra e Kadastrës në komunën e Prishtinës ka bërë ndarjen e hapësirave që u takon dy familjeve, por kjo nuk e zgjidhi problemin mes tyre. Sipas Indeks Online, sherri nisi pasi një anëtar i familjes Mehmeti vendosi disa blloqe pllakash në zonën e familjes Rafuna. Një prej anëtarëve të kësaj familje ka largua blloqet duke u konfliktuar se i kishte vendosur në pronën e tij.

    Konflikti vijoi dhe anëtarët e familjes Mehmeti goditën fizikisht një anëtar të familjes Rafuna. Situata gjeneroi në masakër.  Ngjarja ndodhi dje, një person me kallashnikov në Lagjen e Spitalit qëlloi katër persona, dy prej të cilëve humbën jetën. Policia pritet të zbardhë detaje, dhe identitetin e autorit të vrasjeve. / Tiranapost.al. 

    'Ke vendosur blloqet në zonën time', zbardhet shkaku i ngjarjes që tronditi dje Prishtinën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690