Aktualitet

Çështja në gjykatë/ 37-vjeçari i vë gjobë ish-të dashurës, ja si e kërcënonte

Nuk janë të pakta historitë e dashurisë të cilat përfundojnë me kërcënime të tipit “do të nxjerr foto intime”.

“Unë kam vrarë një njeri dhe nuk e kam problem të vras edhe të tjerë”, kështu e ka kërcënuar Mentor Lecini ish-të dashurën 17-vjeçare dhe familjen e saj duke përdorur edhe disa foto intime.

Mentori ka dalë përpara Krimeve të Rënda duke mohuar faktin se ka shantazhuar familjen e saj se do t’i publikonte fotot nëse nuk e paguanin. Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish partneres.

Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një broxhi të papaguar prej kohësh. Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve. /Tiranapost.al