• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Çështja e Kopshtit Botanik, Mazniku: Po bëhen spekulime juridike, s’është në pronësi të fakultetit, por në administrim


    Në lidhje direkte nga emisioni i Sokol Ballës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Mazniku ka sqaruar në lidhje me debatin e ditës, për çështjen e Kopshtit Botanik që është në administrim të fakultetit të Shkencave të Natyrës, por tashmë do jetë Bashkia ajo që ka një projekt, më saktë për të zgjeruar Kopshtin Botanik dhe përveçse do shërbejë me funksionet si më parë, do të jetë edhe një park i hapur për qytetarët.

    Mazniku tha:

    Unë besoj që jemi para një shansi të rëndëisshëm për qytetin dhe një kohë të madhe që e kemi humbur për diskutime për më shumë se një viti e gjysëm. Bëhet fjalëpër rehabilitimin e parkut të madh të Tiranës, objektivi ka qenë zgjerimi mes Kopshtit Zoologjik dhe Botanik.Është lënë në një gjendje të degraduar, jemi të ndërgjegjshëm për faktin se është strukturë për kërkimimn shkencor kemi kërkuar që të gjejmë një marëveshje që universitetit të vijojë të ruajë funksionet akademike, por të sigurohet edhe një kopsht botanik që të ketë mundësi të jetë edhe një park i hapur për qytetarët. Bashkia ka kërkuar takim me rektorin dhe përfaqësues të Universitetit, takimi ndodhi por ata më pas u tërhoqën. Ne duam të ngremë një grup punë përmes një marrëveshje.

    -Pse nuk mund të bëhet bashkëpronësi?

    Mazniku: kemi pasur sot në fakt në media nga universiteti dhe të tjerë shumë spekulime në terma juridikë. Universiteti s’ka pasur në pronësi të tij. Janë prona të shtetit shqiptar në administrim të institucionit përkatës.

    Për sa kohë që Bashkia po angazhohet të investojë para të taksapaguesve në pronë të caktuar duhet të ketë mundësi ti realizojë këto mundësi në një aset, për të drejtat jemi të gatshëm ti diskutojmë dhe e kemi thënë në marrëeshje, të kemi të drejtën e bashkëadministrimit. Universiteti e kishte të drejtën e administrimit, do vazhdojë ta ruajë këtë të drejtë, ose më të zgjeruara madje ne i kemi propozuar ta shënojmë edhe në dokumentin hipotekor të drejtën e administrimit./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]