PolitikëTe gjitha

Çështja e detit/ Bushati: Greqia e quan të vdekur marrëveshjen e vitit 2009


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin “Përballë” ka folur për diplomacinë shqiptare, si edhe për bisedimet që pritet të fillojnë së shpejti në nivel ekspertësh mes Greqisë dhe Shqipërisë, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mbartura nga historia.


Ministri Bushati është shprehur mes të tjerash se qeveria greke, tashmë ka pranuar mungesën e validitetit për marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria Berisha në vitin 2009, marrëveshje kjo që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për shkak se shkelte interesat kombëtare të Shqipërisë.

Ne jemi të qartë se çka ndodhur, kemi pasur qendrim të qeverisë greke, sipas së cilës marrëveshja e 2009 është e vdekur. Të heqin dorë nga pretendimet se marrëveshja e 2009 ishte marrëveshje e mirë, se ajo marrëveshje ka pushuar së ekzistuari që kur Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar.”- ka thënë Bushati për gazetarin Lutfi Dervishi. K.H/ tiranapost.al