• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Çështja Dajti si një “House of Cards”. A mjafton vetëm të reagojmë?


    Esencë editori/ Politika shqiptare është vënë në pozita të vështira pas vendimit të Apelit për Dritan Dajtin. Historia e vrasësit të katër policëve në Durrës në verën e 2009 është ndoshta fotografia më afër së vërtetës së tranzicionit që kalon drejtësia në vende si i joni. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë sesi janë tërhequr njëri pas tjetrit gjyqtarët për një të arrestuar në skenën e krimit. Kjo është një histori që e vendos Shqipërinë në pozita të një vendi të korruptueshëm, ku i forti mund të blejë gjithçka, edhe kur je i akuzuar për vrasjen e katër policëve.

    Pas Lleshajt dhe Gjonajt, presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila shpëtoi nga dënimi me burg përjetë vrasësin e 4 policëve, Dritan Dajtin.

    “Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”- tha Meta.

    Dje reagoi edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. Më parë ministri Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj janë deklaruar të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës

    Sot njëri nga gjyqtarët e vendimit ka postuar në facebook një shkrim të gjatë ku shpjegonte pozicionin e tij. Rasti i Dajtit u gjykua së fundmi nga gjyqtarë rrethesh, për shkak të tërheqjes një pas një të gjyqtarëve në Tiranë. Gjyqtarë që nuk kanë kaluar në vetting dhe përpara se t’u bëjnë gjyqin atyre, duhen parë ata që ikën. Kush i shantazhoi, kush nuk i mbron, kush i bleu dhe kush merr përgjegjësi për gjithë këtë që ndodh në Shqipëri? A mjafton vetëm të reagojmë për Dritan Dajtin?/ Mira Kazhani/ Tiranapost/