Showbiz

Ç'është seksi i vërtetë? Pyesni një 40-vjeçare

Ç'është seksi i vërtetë? Pyesni një

Pasi mbush 40 një grua fillon të bjerë? As mos t'iu shkojë ndër mend. Trupi i saj sigurisht ka nevojë për më shumë vëmendje estetike, por aktiviteti seksual, duke filluar në moshën 40 vjeç që është në kulmin e tij!

Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga Universiteti i Teksasit dhe i botuar në revistën shkencore Personaliteti dhe Dallimet Individuale, nga i cili del se 40-vjeçaret ndalojnë së menduari ekskluzivisht për dashurinë dhe i përkushtohen vetes me më shumë interes në njohjen e thellë të kënaqësisë seksuale.

Studimi, i cili analizoi jetën private të rreth një mijë grave, u krye në tre grupe femrash: më fertile (nga 19 deri në 26 vjeç), ato, pjelloria e të cilëve po binte (nga 27 në 45 vjeç) dhe ato që ishin afruar ose kishin arritur në menopauzë. Gratë e grupit të dytë rezultuan më aktivet seksualisht dhe me fantazi më të shpeshta erotike sesa gratë e dy grupmoshave të tjera.

Sipas ekspertëve, kjo mund të jetë pasojë e faktit se mundësisë për të pasur një fëmijë bien dhe fertiliteti zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Reagimi instinktiv është pra një rritje e dëshirës seksuale, që shpjegon gjithashtu edhe tendencën e tyre për t'u lidhur me partnerë më të rinj se vetja.

"Rezultatet e studimit tregojnë se gratë me fertilitet të ulët zhvillojnë jetë më të mirë seksuale, duke përfshirë sjellje më të shpenguara dhe të guximshme sesa gratë me fertilitet relativisht të lartë," theksoi Dr. David Buss, autori kryesor i hulumtimit.

Dhe nëse "shtyrja" e orës biologjike është thelbësore, përvoja është padyshim vendimtare në këtë moshë, gjë që e bën një grua më të mençur dhe më të vendosur në dëshirën për të shijuar edhe aspektin më hedonist të jetës./ Përktheu dhe përshtati Tiranapost.al