• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Celulari i grabitësve çohet në Izrael/ TIA refuzoi rritjen e masave të sigurisë


    Celulari që u gjend në furgonin që u përdor për grabitjen e miliona eurove në Rinas do të çohet për ekspertizë jashtë vendit, për të çkoduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.

    Mësohet se aparati celular do të dërgohet në Izrael për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt dhe mbi bisedat e mundshme

    Gjithashtu, nga korespondencat e policisë së Rinasit me kompaninë koncesionare TIA , rezulton se kjo e fundit ka refuzuar thirrjet e policisë.

    Vetëm disa muaj para supergrabitjes së të martës së kaluar, policia e rinasit i kishte dërguar një nga shkesat e shumta në lidhje me mungesën e masave të sigurisë , sidomos në portat e emergjencës por edhe me mungesën e sensorëve në gardhin metalik rrethues. Por në letrën e kthyer TIA i cilëson paralajmërimet e policisë për masat e pamjaftueshme, si të papërshtatshme dhe jo të duhura./Referuar Vizion+/Tiranapost/A.C