Botë Te gjitha

Çeki/ Tre të vdekur dhe 45 të palgosur nga një aksident në Pragë


Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë në kryeqytetin çek të Pragës, gjatë një aksidenti .

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite  mes një autobusi dhe një veture në Horomerice në një lagje në periferi të Pragës.

“Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisëçeke, Monika Schindlova.

Sipas një bilanci të ri, aksidenti ka shkaktuar gjithashtu edhe 45 të plagosur, mes të cilëve pesë në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur të evakuojë të gjithë personat që kishin mbetur të bllokuar në autobus./TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *