• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Ç’do vishte Coco Chanel në maturën e 2019-s?


    E di që shumica e vajzave do thoshin “po ç’na duhet Chanel, i iku koha asaj”. Të drejtë kanë në fund të fundit, se kush i vesh ato fustanet e gjata me jaka të bardha tani në pikë të vapës!

    Ndoshta s’keni dëgjuar për Charles Frederick Worth, por ai mbahet si babai i “haute couture” ose punës së dorës para se t’i bashkohej botës së modës dhe Chanel.

    Charles Frederick Worth

    Asokohe nuk kursehej copë për fustanet, sepse të doje të nxirrje kaviljet ishte tabu dhe turp. Ndaj Gabrielle Chanel u bë “delja e zezë” që prishi balancën e atëhershme. U urrye, u gjykua ama në fund të fundit, s’deshi t’ia dinte. Madje, u vesh me kostum mashkullor pa ia bërë syri tërr.

    Për këtë të fundit me të dëgjuar e kam, sepse s’e kam jetuar atë kohë. Përdori edhe copa ekonomike për koleksionet e saj, dhe thonë se patën më shumë sukses sesa ato të rëndat me lule (brocade). Pa folur pastaj për kapelet e kashtës që u bënë “must” dhe për paradite.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Jam kurioze të di, çfarë do vishte sot? Në 2019-n kur moda “Kardashian” po cakton trendin, në vend të Parisit? Ose çfarë do t’i thoshte maturanteve të sotme, si këshillë?

     

    Le të hamendësojmë pak. Meqë ajo gjithmonë ka thyer tabu, do t’i thyente serish? Në vend të ndiqte trendin me fustane tyli dhe taka të larta, do bënte të kundërtën. Me siguri do zgjidhte një fustan mëndafsh të zi, flokë të mbledhura në mënyrë të rregullt, ndonjë karficë thuajse të padukshme, dhe ja! Ah po! “Kitten heel” në vend të stiletto-ve. Dhe një shall rreth supeve. Sepse siç thuhet nga Dior, një zonjushë nuk duhet t’i zbulojë shpatullat në rrugë.

    Ose mund të vishte një fustan të bardhë! Ah jo, nuk e preferonte të bardhën tek fustani. Me shumë mundësi mund të shkonte në maturë dhe me kostum, papjon dhe lule në xhep. Mundet?

    Epo ç’rëndësi ka tani. S’do ta marim dot vesh, përkundrazi, po t’i pyesim vajzat sot, më shumë vota do mblidhnim për fustanet e ngushta pas trupi, që janë aq të tejdukshme sa tregojnë çdo centimetër të trupit, sesa të vishen si Chanel, një grua me karakter të fortë dhe linja të rregullta.

    Foto nga Pinterest

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690