• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Ç’do të ndodhë nga 21 maji në të gjitha pikat kufitare në Shqipëri?


    Nga 21 maji kufijtë shqiptarë do të kontrollohet nga agjencia e Bashkimit Europian, “Frontex”. Ishte kjo marrëveshje që e futi vendin tonë në histori, pasi “Frontex” për herë të parë do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

    Qëllimi i këtij operacioni është për të parandaluar kryesisht krimin kufitar.

    Ceremonia zyrtare, e ndjekur nga një konferencë për shtyp, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ditën e martë, në prani të komisionerit Dimitris Avramopoulos, drejtorit ekzekutiv të Frontex-it, Fabrice Leggeri, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

    Dje, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, inspektoi Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në prag të nisjes së zbatimit në terren të marrëveshjes me Frontex-in, për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    “Është hera e parë që BE nënshkruan një marrëveshje të tillë me një vend jo anëtar, pra e bëmë me Shqipërinë për herë të parë dhe synojmë që përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm të mund të forcojmë kapacitetet e kontrollit të kufirit, të frenojmë flukset migratore, të frenojmë trafikun dhe të rrisim bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me këtë agjenci. Shtimi i kapaciteteve me qëllim që një numër i konsiderueshëm i oficerëve që do të vijnë nga vendet e BE-së do të kryejnë patrullim real bashkë me oficerët dhe punonjësit tanë të Policisë, me qëllim që ky fenomen të mbahet nën kontroll të plotë”, tha dje Lleshaj, gjatë inspektimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.

    Agjencia e Mbrojtjes të Kufijve Europiane dhe të Rojeve Bregdetare njihet si një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, e ngarkuar nga krijimi i saj në 2016-n me kontrollin kufitar të zonës evropiane Shengen, në koordinim me kufijtë dhe rojet bregdetare të vendeve anëtare të Shengenit./ Tiranapost.al

    Kjo marrëveshje e fut Shqipërinë në histori!

    Vala e emigracionit/ Frontex do të angazhohet edhe në Shqipëri

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690