Aktualitet

Çdo pallat nga 5 pemë të reja

“Çdo pallat do të ketë 5 pemë të reja të mbjella”, kështu tha kryebashkiaku Veliaj në një takim administratorët e Pallateve dhe me Administratorët e 24 Njësive Administrative.

Veliaj kërkoi angazhimin e të gjithë qytetarëve për të shfrytëzuar mikro-hapësirat publike për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. “Më vjen mirë që janë sot këtu të gjithë administratorët e njësive administrative të Tiranës, të 24 dhe më vjen mirë që sot na janë bashkuar 80 administratorë pallatesh që përfaqësojnë 80 pallate apo 80 komunitete shumë të çmuara të Tiranës, duke u zotuar që secili prej tyre të mbjellë rreth 5 pemë në secilin pallat. Njerëzit janë ndarë në dy kategori; një që vetëm jep mend  si shpiket rrota, dhe një kategori tjetër që falë Zotit janë shumica që bën punë”, tha Veliaj, duke shtuar se Tirana ka hyrë tashmë në një shenjë tjetër emancipimi.

Për aksionin që është shtrirë në të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe zonat rurale, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj kërkoi kontributin edhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike që t’i bashkohen kësaj nisme në dobi të gjithë komunitetit. /Tiranapost.al