Aktualitet

Ç'do ishin pa gratë këta burra?

Patjetër do ishin sërish këngëtarë: të pëlqyer, të kërkuar, të paguar po e po. Ama kanë me vete edhe një zyrë PR që ua ëmbëlson figurën, gratë. Reklama dhe imazhi më i mirë i Sinan Hoxhës, Ermal Fejzullahut apo Medës. Goca kinge, që vishen bukur, bëjnë jetë modelesh, kanë biznese. E nga ana tjetër, edhe pse mund të duket sikur nuk bëjnë asgjë por vetëm prishin paratë e burrave nëpër dyqane firmë, bëjnë pushime nëpër hotele më pesë yje apo festa private si të ishin dasma, në fakt kanë një rol të rëndësishëm: fuqizojnë figurën e burrave.

https://www.instagram.com/p/BaJgjNdnMLs/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BkCj_YrFpK1/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BjNVqeVAWwP/?taken-by=andrradestani

Llogaritë e tyre në Instagram janë ndonjëherë edhe me më shumë ndjekës se sa bashkëshortët. Në profilet e tyre ka më shumë foto. Ato janë më të lira për të postuar foto të burrave të tyre, të vetes dhe sidomos fëmijëve. Dihet se njerëzit vdesin për t`i parë këto gjëra dhe këto zonja e kanë mësuar hilenë. Foto nga shtëpitë luksove, foto nga hotelet dhe suitat e shtrenjta që Sinani rezervon për Andrrën, foto nga pushimet në Turqi, ndërkohë që burrat xhirojnë klipet e radhës ato argëtohen, foto nga pishina, foto të krevatit me petale, foto dhuratash të shtrenjta që marrin, përfundimisht kjo është jetë.

https://www.instagram.com/p/BkIVv5ZgzZt/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BjNsFPrgUuC/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BjNGVm4A7B6/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BiMAnPOgNTZ/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BiChIznABhN/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/Bg85tDfA6z8/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BfdqYm1gOkx/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BZ-15DhAWCd/?taken-by=andrradestani

https://www.instagram.com/p/BY722njAoiF/?taken-by=andrradestani

I meritojnë plotësisht. A ishte Sinani kaq i përmendur nëpër media, kaq celebrity pa Andrrën? Që në momentin e fejesës me të e deri sot që janë prindër të një djali është më në fokus të mediave, intervistave, portaleve. Ka një vajzë simpatike në krah që s`lë gjë pa postuar dhe një djalë të vogël. Këto e bëjmë më interesant.

https://www.instagram.com/p/Bj930vflveV/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BjzHCN-FFQu/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BeiiqXclTyH/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BZygwqfFL2m/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BYtkIuQlSab/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

https://www.instagram.com/p/BY3ahzvFYc3/?taken-by=luljeta_pergjeqaj

Siç bëjnë edhe Medën më interesant katër fëmijët e tij. Përherë në fokus se lindi njëri apo tjetri. Lulja, bashkëshortja e tij që kur hapi Instagram është goxha aktive. Medën e gjejmë thuajse vetëm aty.

https://www.instagram.com/p/BjUPIsJFlbA/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BeLW-aFnkKL/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BeoDmQZHJvk/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BcVJe03nCfJ/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BcjlGvfHsL8/?taken-by=arianafejzullahu

https://www.instagram.com/p/BjSWZ0oH5l3/?taken-by=arianafejzullahu

Ok, për Ermal Fejzullahun vajzat i shkulnin flokët edhe kur nuk e kishte njohur Arianën, por kur nisi të shtonte ca si shumë kilogramë s`ishte aq seksi. Përveçse për ndonjë klip a këngë, për ç`tjetër gjë do kishte interes publiku? Për Arianën, gruan e tij seksi. Që ka bërë tre fëmijë dhe është elegante si modele. Që ka arreduar një shtëpi telenovelash e që vishet sikur ka dalë nga faqe revistash. Dhe kur flitet e ndiqet ajo, rrjedhimisht flitet edhe për Ermalin.

Kush më mirë se sa ato mund ta bëjnë këtë punë? Ato e meritojnë të quhen menaxhere të përkryera imazhi.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]