• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP Video

    Ç’bën Stefano Gabbana kur sheh kopjen e fustanit të tij, në treg, për 15 euro?


    Stilistit që ka markën më të famshme e më të njohur të veshjeve italiane shkon e i del para një kopje e fustanit të tij, që kushton vetëm 15 euro. Dhe çfarë bën ai në vend që të zemërohet? E hedh në isntagram, qesh dhe thotë se i pëlqen.

    Linja tubino, stampa pak më të varfra sesa krijimi siçilian i Dolce&Gabbana, copa patjetër që nuk është e denjë për një fustan couture, por që mund të jenë 15 eurot e shpenzuara më mirë se kurrë, pastaj ja ku është dhe bekimi i të zotit të punës, Stefano Gabbana,që nuk është se paska ndonjë kundërshtm që veshjet e tij të kopjohen dhe të shiten për kaq pak. Kurse për adhurueset e fustanit origjinal dhe për aq të pasurat sa ta blejnë për 1250 euro, ja ku e keni.