Aktualitet

Carla Bruni mesazh burrit të saj Sarkozy

Carla Bruni poston një status në Instagram për burrin e saj Nicolas Sarkozy, një mesazh në tre gjuhët e botës për ta mbështetur e për të treguar se i qëndron pranë në këtë moment të vështirë të jetës së tij.

‘Jam krenare për ty dashuria ime. Je një njeri i drejtë, virtuoz, me ide të qarta dhe i fortë. Jam krenare për ty se si po e përballon dhe po i reziston me dinjitet gjithë kësaj historie të shëmtuar dhe për mënyrën se si gjithmonë qëndron me kokën lart pa marrë parasysh se sa të ulëta janë sulmet apo akuzat ndaj teje'.

Postimi i Carla Bruni: 

'Je suis fière de toi mon amour, comme tu es clair, comme tu es droit, comme tu es fort  et comment tu restes debout envers et contre tout et dans toute cette boue. Sono fiera di te amore, come sei forte, come sei chiaro , come sai resistere a tutto questo fango - I’m proud of you my love. You are righteous, clear and strong. I’m proud of your dignity against all odds and of how you always stand straight no matter how low the strikes can be', Carla Bruni.

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është nën hetim zyrtar pasi akuzohet se ka marrë 50 milion euro financime nga ish lideri i Libisë Gaddafi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.  Sarkozy thotë se po përjeton ferrin me këto akuza të pavërteta. Tiranapost.al E.B

Foto shkëputur nga Instagrami

http://www.tiranapost.al/dashuri-dhe-valixhe-plot-euro-nga-gaddafi-per-nicolas-sarkozy-guardian-zbulon-detaje-mbi-skandalin-e-lobimit-ne-france/

http://www.tiranapost.al/po-kthehet-jeta-ne-ferr-sarkozy-del-nga-paraburgimi-fillon-zyrtarisht-hetimi/