Aktualitet

Carla Bruni: Me Sarkozy-n vendosa të martohem pasi takova fëmijët e tij. Por nëse më tradhton...

Vetëm pasi pa fëmijët e Nicolas Sarkozy, Carla Bruni tha: “Ky është burri me të cilin dua të martohem”. Këtë deklaratë e ka bërë në një intervistë që do të transmetohet nesër, pra në datën 6 janar. Megjithatë disa nga ato që ka thënë po bëjnë xhiron e rrjetit. Këngëtarja dhe modelja italiane, gruaja e ish-presidentit të Francës, ka thënë se u bind të martohej me të, pasi pa ndërveprimin e fëmijëve të tij me njëri-tjetrin dhe me babain. Ai kishte ditur t`i edukonte mirë. Dhe kjo sigurisht i rriti pikë. “Ai është plot me energji dhe forcë, por nëse më tradhton, unë do ta vras”, ka thënë ajo. Se xhelozia nuk njeh as moshë e as status. Madje ndonjëherë as logjikë.

[caption id="attachment_162684" align="aligncenter" width="760"](Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy, foto nga Google)[/caption]

Kështu që i dashuri i zemrës së saj bën mirë ta ndjekë intervistën e nesërme të së shoqes dhe të përgatitet.

Përshtatur nga: Leggo

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]