Nën lupën e Stela Sallakut

Çantën që e ke parë vetëm në tv dhe në Milano, e gjen në Tiranë

Kur të duhet të blesh një çantë të re, vendi i parë që shohim janë butikët online. Duke qenë se ndonjëherë ajo çanta e bukur me ngjyra që duket nga foto, të vjen në një formë më të plakur pas dy javësh pritjeje, vendosa të dal një të shtunë për t`i parë live.

Dua të investoj tek gardëroba ime kapsulë, ndaj dhe dua të shoh dyqanet cilësore. Vendosa të vizitoj "Furlën", si një ndër brandet italiane “Hand made” (të bëra me dorë), me të cilën një mikesha ime mburret prej 5 vitesh tashmë. Epo në fund të fundit s’ka faj, sepse që kur e ka blerë çantën nga Furla, e ka njësoj si ditën e parë. Mund t’ia shohësh detajet perfekte deri në imtësi, tegeli përfundues që nuk ka asnjë fije të dalë apo rripit nuk i ka ndryshuar ngjyra aspak.

[caption id="attachment_220848" align="aligncenter" width="1340"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Hyra brenda tek butiku, i cili gjendet në zonën më të frekuentuar të bllokut, ndërsa shitësja, një vajzë bjonde me sy të kaltër më buzëqeshi nga larg.

Hodha sytë tek raftet e kornizuara bukur dhe sytë fillimisht më zunë një çantë të vogël, lejla, me mbyllje argjendi.

"Të të ndihmoj", më thotë vajza që qëndronte dy hapa më tutje.

"Po, të lutem", i them. Dua të blej diçka në ngjyrat tendencë, por me një dizajn të thjeshtë që të mund ta përdor gjatë.

[caption id="attachment_220852" align="aligncenter" width="1348"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

"Patjetër, madje sapo ka mbërritur dhe koleksioni i ri, i cili ka disa risi. Është emërtuar sipas kryeqytetit të rajonit Veneto të Italisë dhe qytetit të dashurisë. Koleksioni kapsulë 'Serenissima' nuk ka vend për skajet e mprehta. Ai harmonizon ngjyrat tendencë me siluetat e bukura femërore, copat e mëndafshit dhe detajet unike të punuara me dorë.

[caption id="attachment_220855" align="aligncenter" width="1255"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Përshkrimi i detajuar më çoi me imagjinatë në brigjet e Sicilisë, poshtë pemëve me limona, teksa ndjen freskinë dhe aromën e detit. Aty ku mbizotëron pasteli dhe printi i luleve, fustanet me pala korrenti dhe bluzat e shkrutra të dizenjuara me formë busti.

[caption id="attachment_220858" align="aligncenter" width="482"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

E gjeta veten para pasqyrës, duke mbajtur në dorë një nga çantat me ngjyrë të gjelbër që dukej si xhelatinë e ftohtë me fruta.

"Përveç kësaj, çantat e vogla, janë ideuar të jenë shumëpërdorimshe. Pa shumë mundim mund t`ia zëvendësosh pjesën e sipërme me një tjetër, po nga koleksioni i ri", shtoi.

[caption id="attachment_220856" align="aligncenter" width="1251"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Nuk mund të imagjinohet vera pa një të tillë, sidomos në muajt e nxehtë ku vetëm veshjet e pambukta të bëjnë punë. Ndaj çanta duhet të jetë e detajuar, që të kompensojë pjesën “casual” të veshjes.

[caption id="attachment_220860" align="aligncenter" width="1349"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Nuk mbaron këtu, sepse risia tjetër që sjell "Furla", janë pikërisht shapkat të cilat kombinohen kaq këndshëm me çantën e dekoruar me shallin mëndafsh. Madje dhe ato vetë kanë një shtresë sateni në sipërfaqe, me printe si ato të Etros.

[caption id="attachment_220861" align="aligncenter" width="1339"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Epo erdhi momenti që të zgjedh, por si t`ia bëj meqë më pëlqyen disa? Vajza që punonte aty, duke më lexuar mendjen më tha: “Sapo kemi filluar uljet e sezonit për gjithë koleksionin e ri”.

[caption id="attachment_220865" align="aligncenter" width="1346"](Foto ekskluzivisht për Tiranapost)[/caption]

Me veshjet e koleksionit tim të ri, mund të bëja shumë kombinime tek "Furla". Duke filluar nga jeshilja e thellë e deri tek roza e bebes. Ju cilën do zgjidhnit?/Tiranapost.al