SPORT

Cancelo: Te Juventusi jam bërë lojtar më i kompletuar

Cancelo: Te Juventusi jam bërë lojtar më i kompletuar

Joao Cancelo pranon se është bërë një lojtar më i kompletuar te Juventusi dhe se është i habitur nga bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi portugez është duke luajtur sezonin e dytë në Serie A, pasi ai e kaloi sezonin e kaluar me Interin në huazim nga Valencia.

Megjithatë, Cancelo ka thënë se tani te Juventusi ndihet lojtar më i kompletuar pasi ka mësuar shumë.

Ish-mbrojtësi i Valencias ka folur gjithashtu edhe për Ronaldon dhe pengun e tij të madh në karrierë.“Ndjehem si një lojtar shumë më i kompletuar dhe jam duke mësuar shumë te Juventusi”, ka thënë fillimisht Cancelo për A Bola.

“Është e mrekullueshme, Ronaldo trajnon dhe luan si të ishte në moshën time”.

“Kam një peng të madh në karrierën time, pasi nuk ka mundur të luaj rregullisht në ekipin e parë të Benficas në Estadio Da Luz”.

“Kur luani me dashuri për klubin tuaj, ju bëheni edhe më të fortë”, përfundoi mbrojtësi portugez./XH.K