• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Call-center për shpërndarjen e kokainës. Dënohen me 60 vite burg 9 shqiptarë në Angli


    Nëntë shqiptarë u dënuan me 60 vite burg në total, pasi ishin pjesë e një grupi në Angli, që merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Ndërsa lajmi është publikuar dhe nga “Daily Mail”, shkruhet se banda drejtohej nga Nelson Aliaj, që ndihmohej nga Ervis Dervishi, Izmir Basha dhe Alfred Gashi.

    Banda furnizonte me kokainë në 24 orë të çdo ditë të javës banorët e qytetit Tunbridge Wells dhe kishte bërë 4.2 milionë paund nga shërbimi call-center për shpërndarjen e drogës.

    Nelson Aliaj, 28 vjeç, u dënua me 15 vjet
    Rigels Hadashaj, 20 vjeç, u dënua me 7 vjet

    Me bazë në Londër, anëtarët e bandës kishin një qendër call-center për të transportuar drogë nga kryeqytetit në Ken.

    Izmir Basha, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet
    Fatos Metalia, 24 vjeç u dënua me 4 vjet

    Ata kishin arritur që të transportonin 1.500 porosi brenda një jave vetëm në korrikun e vitit të kaluar, duke u dhënë atyre 60.000 paund.

    Arsid Mataj, u dënua me 3 vjet burg
    Arlind Palushi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj

    Prokurori i çështjes Simon Taylor, hodhi akuza të forta ndaj shqiptarëve duke thënë: “Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë kokainë, gjithmonë 40 paund, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Wells’”.

    Fatos Metalia u dënua me 4 vite burg
    Alfred Gashi, 19 vjeç u dënua me 6 vjet e 9 muaj

    Policia i kapi në flagrancë anëtarët e grupit vitin e kaluar, kur u shprehën se po e blinin dhe nuk po e shisnin lëndën narkotike. Një anëtar i bandës ishte filmuar duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, ndërsa një tjetër duke lëvizur me Range Rover e tij./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al

    Marius Kuci, 24 vjeç u dënua me 4 vjet

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690