SPORT

Calhanoglu: Largohem nga Milani për këtë skuadër

Calhanoglu: Largohem nga Milani për këtë skuadër

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu ka menduar të "tërbullojë" ujërat te kuqezinjtë.

Lojtari turk ka paralajmëruar se nëse i vjen një ofertë konkrete nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nuk do ta mendojë dy herë, por do ta pranojë menjëherë.

"Jam rritur në Gjermani, por më pëlqen të flas me njerëz në italisht. Nga një këndvështrim sportiv, natyrisht është një qëllim për të luajtur për Bayern Munich ose Borussia Dortmund ose një ekip tjetër të madh gjerman. Në vitin 2014 isha shumë pranë kalimit në Bavari. Por në atë kohë ata kishin Arjen Robben dhe Franck Ribery, të cilët kishin një fanellë titullari të garantuar dhe që mbështeteshin shumë nga tifozët. Ishte e vështirë të thuash "JO", por nëse kjo mundësi vjen sërish nuk do e bëja një gabim të tillë," zbuloi 25-vjeçari për gazetën gjermane "Bild".

Calhanoglu nënshkroi me Milanin në verën e vitit 2017, për një shifër prej 24 milionë euro. Ai ka bërë 103 paraqitje në të gjitha garat për kuqezinjtë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 25 asistime. /XH.K