Showbiz

Çaji me pjeshkë i Edi Gogut i sfidon 30 gradët

Çaji me pjeshkë i Edi Gogut i sfidon 30 gradët

Meqë jemi në stinën e frutave, Edi Gogu na tregoi recetën e çajit freskues me nektar pjeshke.

Përbërësit dhe përgatitja

3 pjeshkë të pjekura mirë (të lara e të qëruara) të cilave u heqim bërthamat.

4-5 lugë gjelle mjaltë organik

1 litër ujë.

Të gjitha sa më sipër i vendosim në një tenxhere dhe i vendosim mbi zjarr. I lëmë të ziejnë për 5 minuta dhe pasi i heqim nga zjarri i bëjmë pure me grirësin elektrik. E hedhim nektarin e përftuar në një kanë qelqi.

Ndërkohë përgatisim 1 litër çaj të zi për të cilin na nevojiten: 1 litër ujë i vluar dhe 10 gr çaj i zi (ose 4 qese çaj i zi). E vendosim çajin në një çajnik dhe mbi të hedhim ujin e ngrohtë. E lëmë të lëshoje shijen për 3 min dhe e heqim filtrin ose qeset e çajit të zi.

I lëmë të ftohen dhe më pas i vendosim veç e veç në frigorifer. Kur janë ftohur aq sa dëshirojmë, marrim një gotë qelqi dhe hedhim 1 masë çaji dhe 1 masë nektari pjeshke.

I hedhim kuba akulli, disa kokrra mjedra, 2-3 gjethe menteje dhe e shijojmë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije receta marrë nga Edi Gogu