• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ça qejfi të shohësh emrat më të mirë të muzikës të zihen për Madonna-n


    Stonimi i Madonnës në Eurovision i vriste veshin edhe një amatori a dëgjuesi të zakonshëm muzike, jo më muzikantëve e këngëtarëve me emër si Elton Deda.

    Foto nga Facebook

    “Eh moj Madonna. Stonaturë ke qenë e re, stonaturë kur u poqë, stonaturë kur u plake. O nëne o nëne, pop se kaq amatore je? Ueee sa turp më vjen tani”, shkroi Eltoni në Faceboo-un e tij ku u mblodhën më pas edhe emrat të tjerë të muzikës shqiptare si  Mira Konçi e Aleksandër Gjoka.

    Foto nga Facebook

    “Ka shumë këngëtarë me emër që edhe u ka rrëshkitur një moment zëri duke pasur edhe turret e gjata nëpër botë ose në disa këngë që mund t`i kenë ulur tonalitetin dhe është normale… por përsa i përket Madonnës këngët i ka shumë të bukura t`i dëgjosh, por live me aq sa e kam parë vlen për të dëshiruar vokalisht… sipas mendimit tim…”, shkruan Sandri poshtë postimit të Tonit.

    Foto nga Facebook
    Foto nga Facebook

    Më pas në bisedë hyri Mira Konçi, e cila nuk ishte fanse e Madonnës ama as nuk i kishte bërë shumë përshtypje stonimi i saj mes shumë të tillëve në atë mbrëmje.

    Dhe kapakun kësaj teme ia vuri sërish Eltoni, ai që e nisi, përmes një tjetër statusi.

    Foto nga Facebook

    “Dhe për ta mbyllur këtë drekë të zymtë me mot anglez, për të gjithë fansat plastikë të Madonnës që ia vënë fajin moshës së saj 60-vjeçare (respekt që është 60 vjeç): Edhe Aleksandër Gjoka është 60 vjeç, por nuk stonon kurrë! Është çështje veshi daje, s`ke ç`bën! Kur nuk e ke nuk e ke. Ju dua shumë, përveç stonaturave shekullore të saj. Puç, puç!”, e mbyll Elton Deda.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

    Madonna stonon me këngën që dikur çmendi botën

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]