• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Ç’rol luan komuniteti shqiptar në shoqërinë belge?


    Nga Kevin Likaj/ Emigracioni i parë shqiptar në Belgjikë filloi me ardhjen e Faik Konicës në vitin 1896. Ky ishte fillimi i një shekulli të shkëmbimit kulturor, përkujtime atdhetare dhe valët e njëpasnjëshme të migracionit ikur regjimit barbar të Shqipërisë komuniste dhe të Beogradit represiv.

    Sot, në agimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s në qershor të vitit 1999, shqiptarët janë instaluar dhe gradualisht lënë gjurmët e tyre në Belgjikë.

    DIASPORA BELGO- SHQIPTARE, FAKTOR I NDRYSHIMIT SOCIO- EKONOMIK

    Roli i diasporës shqiptare është një faktor i rëndësishëm zhvillimi, si në Belgjikë ashtu edhe në vendet shqipfolëse. Historikisht, diaspora shqiptare përfaqëson një rrjedhë financiare në vendin e tyre të origjinës që mesatarisht përbën 20% të GDP-së së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Megjithatë, gjatë gjeneratave të reja, këto transferta kanë tendencë të pakësohen gradualisht. Tani është koha për të ridizajnuar kontributin e diasporës në vendin e tyre pritës si dhe në vendin e origjinës.
    Në të vërtetë, duke pasur parasysh njohjen e tyre me të dy vendet, ata mund të ndërtojnë ura mes dy shoqërive për të krijuar një komunitet ndërkombëtar, për të forcuar besimin e ndërsjellë, për të rritur shkëmbimet kulturore dhe për të rritur shkëmbimet ekonomike mes dy tregjeve.

    Pas krizës së vitit 2008 ngadalësimi i tregtisë ndërkombëtare ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme në Belgjikë, për rrjedhojë kjo krizë ka ndikuar edhe në integrimin e vendeve shqipfolëse në ekonominë botërore.

    Përhapja e marrëveshjeve të tregtisë të Brukselit së pari ndikon për të rigjallëruar ekonomikisht vendet në zhvillim, por edhe rrit ekonominë belge dhe të Brukselit, duke lejuar, ndër të tjera, rënie të kostove e të transaksioneve tregtare.

    Në të njëjtën kohë, rritja e investimeve nga diaspora shqiptare do të mbështeste eksportet nga Brukseli. Në fakt, studimet tregojnë një marrëdhënie të rëndësishme mes investimeve dhe rritjes të eksportit: një rritje prej 10% në investime në një vend të huaj shoqërohet me një rritje prej 5% në rrjedhën e eksporteve në atë vend. Përveç kësaj, këto flukse do të kishin gjithashtu një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre të origjinës, veçanërisht në drejtim të krijimit të vendeve të punës dhe transferimit të teknologjisë, njohurive dhe aftësive menaxhuese.

    NEVOJA E VULLNETIT POLITIK PËR ZHVILLIMIN E KOMUNITETIT BELGO- SHQIPTAR
    Për të arritur sukses në krijimin e një komuniteti ndërkombëtar belgo- shqiptar, është thelbësore që të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e saj.
    Nga njëra anë, një mjedis i favorshëm për investime është i nevojshëm në vendet e origjinës së diasporës shqiptare. Një nga rreziqet kryesore në tregtinë e jashtme është ndryshimi në kursin e këmbimit midis vendeve. Për të kapërcyer këtë, euro mund të përdoret në të treja tregjet. Përveç kësaj, tre qeveritë shumëfishojnë veprimet e komunikimit dhe mbështetjes së diasporës në qasjen e tyre të investimeve në vendin e tyre të origjinës.

    Nga ana tjetër, në Belgjikë duhet të ketë vullnet politik për të integruar më tej diasporën shqiptare. Në zgjedhjet e ardhshme të 26 majit 2019, duhet të bëhen zgjedhje të drejta, veçanërisht në rajonin e Brukselit, ku komuniteti shqiptar është më i shtuar.

    Të ftuar në Radion Jehona e Shqipës, kryetari i Komunës Schaerbeek, Z.Bernard Clerfayt (kandidat i parë në listën DéFI), nënkryetar në Komunën Schaerbeek, Sadik Köksal (kandidat i nëntë në listën DéFI) dhe ministrjja e përgjegjësja për Tregtinë e Jashtme në Bruksel, Znj. Cécile Jodogne (kandidate e tretë në listën DéFI), dhanë propozime konkrete për të siguruar fuqizimin e komunitetit shqiptar të Belgjikës.

    Bernard Clerfayt, kandidat për presidencën e rajonit të Brukselit, përkrah krijimin e një sistemi më gjithëpërfshirës dhe më përfaqësues zgjedhor, duke përfshirë zgjerimin e të drejtave të votës të banorëve të huaj në Bruksel duke përfshirë ata me kombësi shqiptare, kosovare apo maqedonase.

    Përveç kësaj, Sadik Köksal, fokusohet në përshpejtimin e vendimit për të dhënë leje qëndrimi në Belgjikë për të gjithë ata refugjatë që i nënshtrohen aktualisht një kalvari peripecish administrative. Koha e gjatë e pritjes për një leje qëndrimi krijon situata të komplikuara sidomos për familjet me fëmijë. Nëse këto familje përmbushin kriteret për dhënien e lejes së qëndrimit, është thelbësore që integrimi i tyre në shoqërinë belge të bëhet shpejt në mënyrë që ata të mund të kontribuojnë plotësisht në zhvillimin e vendit pritës.

    Së fundi, Cécile Jodogne propozon edhe më shumë mbështetje për aplikuesit, si dhe krijuesit e vendeve të punës, duke rritur frymën sipërmarrëse, si dhe trajnim për punët të së nesërmes me një theks të veçantë në sigurimin e mbrojtjes sociale efektive për të gjithë. Përveç kësaj, sa i përket tregtisë së jashtme, ajo propozon të rrisë mbështetjen për zhvillimin e marrëveshjeve tregtare me vendet e frankofonisë duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.

    *Kevin Likaj, sipërmarrës dhe analist politik