Aktualitet

Byzylyku i djalit të vogël të Tahirit dhe varësja e gruas dhuratë nga gjyshja/ Artan hoxha tregon në Opinion çfarë gafash po bën Prokuroria me rastin e ish ministrit

Ditën e sotme prokuroria ka sekuestruar disa materiale që i ka quajtur të vlefshme për hetimin ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, të marra këto nga banesa e tij.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar disa sjellje tejet të gabuara të prokurorisë gjatë kryerjes së këtij akti.

Mes të sekuestrimeve të Saimir Tahirit është një byzylyk i djalit të vogël që ia kanë bërë dhuratë prindërit.

Prokuroria ishte e gatshme të merrte dhe varësen e floririt të gruas së Tahirit, varëse të cilën ajo e ka pasur nga gjyshja dhe që nuk është sekuestruar se është e dokumentuar. Kaq është sekuestruar në shtëpinë e Tahirit. Sa për  lekët ato nuk konfirmohen dot sesa ka pasur ish-ministri.

Mënyra si po procedon Prokuroria vetëm po e prish ngjarjen e në qoftë gabim ish-ministri vetëm po i bën nder me gafat e saj. /tiranapost.al