• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Bye-Bye gjuha e urrejtjes!


    Platformat më të rëndësishme teknologjike si Facebook, Google dhe Twitter po punojnë me hapa të shpejtë në zhdukjen e materialeve, postimeve dhe statuseve që përmbajnë gjuhë urrejtje. Komisioni Europian ka lëshuar të dhënat të fundit, ku përmes një tabele shihet se kompanitë e teknologjisë kanë eliminuar me 72% materialet me gjuhë urrejtje në vitin 2018. Kjo është një arritje e madhe në krahasim me vitin 2016, kur kompanitë arritën të largonin vetëm 28% të këtyre përmbajtjeve.

    Komisioni Europian zbuloi gjithashtu se janë hequr 89% e fotove që shprehin urrejtje, në krahasim me 40% të dy viteve më parë. Mesa duket, rregullat që i vendosi BE këtyre kompanive po zbatohen me përpikmëri. Megjithatë vlen të themi se rreziku më i madh mbetet ndikimi dhe propaganda, me materiale Fake, që ndikojnë dhe influencojnë njerëz. Zgjedhjet evropiane janë në prag dhe do ishte mirë që të gjitha këto platforma të qëndrojnë vigjilentë. Më poshtë keni foto të tabelës./ Marrë nga CNBC News/ Për Tiranapost.al E.B

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]