• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    BuzzFeed si Mother Jones: Publikon skandalin në Itali, rusët kanë financuar fushatën e partisë së Salvinit?


    Dy ish kryeministra kërkojnë sqarime nga ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, pasi ndihmësi i tij ka dalë në përgjime duke negociuar me rusët lidhur me një marrëveshje për kompani nafte dhe fitime të premtuara se do shkojnë në adresë të partisë së tij. Dy ish kryeministrat italianë kërkojnë një hetim të thelluar se si ndihmësi i ngushtë i Matteo Salvini bëri marrëveshje të fshehtë me rusët ku përfshihet financimi i fushatës.

    Image result for salvini

    BuzfeedNews zbuloi dje se Gianluca Savoini, ish ndihmës i Salvinit është filmuar me video teksa ai qëndronte në një hotel në Moskë tetorin e kaluar duke diskutuar kushtet e një marrëveshje për naftën me pesë persona të tjerë, tre rusë dhe dy italiane, e ndërsa Partia e Salvinit do të përfitonte 65 milionë dollarë për një vit. BuzzfeedNews ka publikuar edhe transkriptin e gjithë materialit. Sipas kësaj medieje, kjo video tregon financimin jashtë ligjit të partisë Lega, edhe për fushatën zgjedhore.

    Image result for Gianluca Savoini

    Pas publikimit të lajmit, Matteo Renzi ka thënë se duhet të nisë urgjentisht hetimi. Ai shtoi se është çmenduri të përdorësh naftën ruse dhe financimet e tyre për partinë.“Salvini duhet ta sqarojë menjëherë”. Ky i fundit ka marrë sërish një zarf me një plumb nga persona të paidentifikuar.

    Image result for Gianluca Savoini

    Edhe pasardhësi i tij Paolo Gentiloni tha se materialet e BuzfeedNews nuk janë thjesht thashetheme dhe se Salvini nuk mund të shtiret sikur nuk ka ndodhur gjë. Kujtojmë se edhe në Shqipëri, prokuroria ka nisur hetim pasi dyshohet se PD është financuar nga rusët për lobim në SHBA. Ishte Mother Jones, ajo që publikoi e para lajmin. Linku me bisedën e plotë këtu. Tiranapost.al. E.B

    Image result for Gianluca Savoini

    Mother Jones/ Revista që denoncoi financimet ruse komenton hetimin: Basha nën akuzë