Ekonomi Te gjitha

Buxheti i shtetit lavatriçe për të pastruar paratë? Civici: Praktikisht e pamundur


Akuzat e opozitës se buxheti i vitit 2018 do të shërbejë si lavatriçe për të pastruar paratë, i ka hedhur poshtë eksperti i ekonomisë Adrian Civici. Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News 24, Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës tha se praktikisht është e pamundur që buxheti i shtetit të shërbejë si mekanizëm për të pastruar paratë.

Por ai kritikoi paketën fiskale, duke thënë se taksat rezultojnë të jenë rritur.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm sa i takon  rritjes së taksave. Kjo është një temë që diskutohet edhe në vende të tjera. Duke njohur shtresëzimin që ka shoqëria shqiptare, nivelin e të ardhurave dhe konsumin që ka, duhet të jemi më të kujdesshëm. Shqiptare nuk ka shpatulla të tilla sa të mbaje një rritje tjetër taksash”, u shpreh profesor Civici./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *