• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Buxheti 2020: Ulen fondet për Kryeministrinë, rriten për Universitetet dhe Drejtësinë


    Ministrja e Financave Anila Denaj, prezantoi draft-buxhetin e vitit 2020, ku ajo që u vu re ishin rritja e fondeve për Gjyqësorin, SHISH dhe Prokurorinë, pra për Drejtësinë dhe Universitetet, ndërkohë që ulje do të ketë për kryeministrinë dhe Emergjencat. Sot ministrja paraqiti analizën e saj në Kuvend, për situatën ekonomike dhe pritshmëritë, ku tha se rritja ekonomike parashikohet që gjatë viteve 2020-2022 , të ndodhë me 4%.

    Për normën mesatare të papunësisë ministrja tha se do të bjerë më tej, në nivelin 10.6%/ për vitin tjetër.

    Më poshtë keni analizën e plotë të ministres Denaj:

    -Fondet për sistemin gjyqësore do të jenë 46 për qind më të larta vitin e ardhshëm, krahasuar me këtë vit.

    -Prokuroria do të financohet nga shteti me 33 për qind më shumë fonde.

    -Shërbimit Informativ Shtetëror do t’i vihen 11 % më shumë fonde në dispozicion.

    -ministria e Mbrojtjes parashikohet të mbështetet me 15 për qind më shumë fonde financiare, për të plotësuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO-s.

    -Universitetet, me një rritje buxhetore në masën 31 për qind.

    -Bujqësia parashikohet me rritje fondesh në masën 11 për qind.

    -Infrastruktura në ulje të ndjeshme prej 12 përqindësh, për Rrugët do të shpenzohen 7% më pak fonde.

    -koncesionet që operojnë këtë vit dhe që do të jenë aktive edhe gjatë vitit të ardhshëm parashikohet të sjellin investime në masën 3.7 miliardë euro.

    -fondet për ministrinë e Turizmit, ulje prej 9 përqindësh

    -fondet për Kryeministrinë, që projektohen 40 për qind më të ulëta. 

    Një ulje e parashikuar për emergjencat civile, por që duhet të bëhet objekt diskutimesh në Kuvend, është në masën 55 për qind, krahasuar me fondin në Buxhetin fillestar 2019.

    -Defiçiti buxhetor për vitin 2020 planifikohet të jetë në nivelin 1.6% të PBB. Ky përbën nivelin më të ulët në dy dekadat e fundit./ Tiranapost.al. E.B

    Shihni tabelën e publikuar nga Report TV

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post