• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Te gjitha

    Busti i Skënderbeut vendoset në komunën arbëreshe


    Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur sot në Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

    Në ceremoni morën pjesë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Kryetari i komunave arbëreshe të Rajonit të Molises të Italisë Donato Toma ftoi Ruçin të zbulonin bustin.

    “Skënderbeu na ka lidhur me kristianizmin me qytetërimin europian. Ta gëzoni bustin e heroit tonë kombëtar”, tha Ruçi.

    “Festë e paharrueshme sot në bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi”, tha kryetari i grupit parlamentar socialist Balla./Tiranapost/A.C