AktualitetPolitikëTe gjitha

Bushati: Rruga për në Europë nuk është me petale por të rinjtë mund t’i marrin më të mirën


Të rinjtë e ‘Aleksandër Moisiut’ kanë qenë ndalesa e dy ministrave të kabinetit Bushati dhe Klosi. Ministri Bushati teksa poston një foto shoqëruar me një status, jep mesazhin e qartë se të rinjtë janë jo vetëm përfituesit më të mirë por ata si të gjithë ne duhet të ulen ta shohin Europën nga afër, në të gjitha kuptimet. Takimi është zhvilluar në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.


Statusi i plotë: 

Të rinjtë janë përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit. Sa më shumë dije dhe punë nga ana e tyre, aq më i madh është përfitimi final. Rruga e integrimit nuk është një rrugë me petale, nuk është as një rrugë me gjemba, po është një rrugë e cila do duhet të bazohet fort tek dija dhe tek puna.

Apeli im për të rinjtë është të bëjnë investimin më të madh te vetja e tyre, të dinë dhe të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat dhe mundësitë që ofron procesi i integrimit evropian.

Foto e takimit të Bushatiti dhe Klosit me të rinjtë e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’

 

 

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al nga  Anxhela Celibashi