Politikë

Bushati kërkon një vend për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit  

Esencë editori/ Bëhet fjalë për një vend jo-permanent për periudhën 2022 dhe 2023 dhe për këtë ministri i jashtëm shqiptar ka vendosur të bëjë fushatë. Duke mos e lënë me një fjalim tipik pjesëmarrjen, por me ambicien për të bërë punë konkrete.
Bushati kërkon një vend për Shqipërinë në

“Shqipëria vjen me ambicien e saj në këto punime, pasi po kërkon një vend jo-permanent për në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe fushata jonë e komunikimit me partnerë e  vende të cilat e njohin Shqipërinë apo që dinë pak rreth Shqipërisë  sapo ka filluar, me qëllim që të përmbushim këtë objektiv të politikës tonë të jashtme”, nënvizoi Ministri Bushati në Asamblenë e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nisi dje punimet e sesionit të 73-të, ku tema e këtij viti ishte “T’i vëmë Kombet e Bashkuara në shërbim të popujve, udhëheqje globale dhe ndarje përgjegjësish për shoqëri paqësore, të barabarta dhe të qëndrueshme”.

Në takimet dypalëshe Ministri Bushati, përveç çështjeve që i përkasin agjendës së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, kërkoi edhe mbështetjen e këtyre vendeve për kandidaturën e vendit tonë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit./ Copyright Tiranapost.al