Aktualitet

Bushati: Jemi të gatshëm të mbajmë hapur derën e dialogut me të gjithë aktorët politikë

Bushati: Jemi të gatshëm të mbajmë hapur derën e

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë sot në takimin e 10 të Këshillit të Stabilizim Asocimit me BE-në. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, Bushati tha se ndihet i gëzuar për vlerësimin ecurisë së reformave.

Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e qeverisë për dialog ndërpartiak dhe për të vazhduar me ritëm ecurinë e reformave.

“Patëm një diskutim të frytshëm në kuadër të takimit të 10 të Këshillit të Stabilizim Asocimit me BE.

Diskutuam ecurinë e reformave dhe rekomandimet e KE për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë.

Jam i gëzuar që ka një vlerësim për sa i përket ecurisë së reformave. Reforma në Drejtësi po sjell frytet e para. Vettingu i gjykatësve dhe prokurove po sjell frytet e para duke adresuar edhe mungesën e besimit që qytetarët kishin në institucionet e drejtësisë.

Diskutuam për progresin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë. Është herët të thuhet se Shqipëria i ka larë hesapet me krimin e organizuar dhe korrupsionit, por operacionet e muajve fundit janë inkurajuese dhe më vjen mirë që Mogherini e përmendi këtë dhe në këtë drejtim të gjitha autoritetet tona janë në një front për të përballuar këtë fenomen dhe për të patur rezultate më të mira.

Pata mundësinë të rikonfirmoj qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe gatishmërinë e kryeministrit Rama për të mbajtur hapur derën e dialogut me të gjithë aktorët politike shqiptare në forcimin e prioriteteve të rëndësishme, siç është reforma zgjedhore dhe avancimi i reformës në drejtësi. Ne jemi të vendosur për të vijuar procesin e reformave”, tha Bushati.

Lajmi u realizua nga E.B. Lajmi i referohet konferencës për shtyp të zhvilluar sot në Bruksel.