Aktualitet

Bushati: Gogolin (Rusinë) e shpiku qeveria, Peza: Lideri i PD-s me para ruse ka lobuar

Bushati: Gogolin (Rusinë) e shpiku qeveria, Peza: Lideri i PD-s me para

Debatet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor kanë përfshirë Alfred Pezën me Andi Bushatin. Pas lajmi të fundit, ftesës së Rusisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroasian. Analisti Andi Bushati i njohur si kritik i fortë i qeverisë Rama e quan rrezikun e ndikimit rus një propagandë e bërë nga mazhoranca.

Nga emisioni Open ai tha:

Sa herë që qeveria kapet me skandale, ajo shpik një gogol të jashtëm. Kapet duk vjehur para me koncensione, na e thanë e kanë fajin mediat që e publikuan dhe ajo ato që shpifnin, nuk u hapën negociatat, e kanë fajin politikanët e BE-së me problemet e tyrë të brendshme. Tani ka ardhur radha e Rusisë.

Alfred Peza ndërhyn duke cituar zyrtarë të lartë të BE-së dhe Amerikës të cilët thonë se pikërisht vendimi Jo për negociatat rrit mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri.

Bushati: Ata e kanë për Ballkanin dhe jo Shqipërinë.

Peza: Po me kë kufizohet Shqipëria? A nuk është në Ballkan Shqipëria?

Peza përmendi edhe Lulzim Bashën ku tha se edhe lideri i Partisë Demokratike ka lobuar me para të Rusisë. Ndonëse kjo çështje është ende në hetim nga prokuroria./ Tiranapost.al. E.B