• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Bushati, ftesë në instagram për vullnetarë


    “Nuk ka çmim që paguan kontributin e vullnetarëve. Le ta bëjmë vullnetarizmin pjesë të jetës sonë, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për cilësinë e jetës në komunitet dhe për një shoqëri më të shëndetshme”, shkruan ish-ministri Ditmir Bushati në postimin e tij në instagram, shoqëruar me një foto të shkrepur dje në Grykderdhjen e Bunës, në Adriatik shkëputur nga nisma “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

    (Postimi i Ditmir Bushatit në Instagram)

    Me jelekun jeshil, dorashka dhe qese në duar, ky mesazh, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, nuk mund të jepej më mirë.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

    Gati për sezonin turistik, 1 mijë vullnetarë pastrojnë Kepin e Rodonit