• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Politikë Të gjitha

    Bushati falenderon Flenckenstein për rezolutën; Vettingu thelbi i anëtarësimit


    Ministri Bushati pas mbështetjes që mori projekt-rezoluta në Komitetin e Çështjeve të Jashtme të Parlamentit, thotë se Vettingu mbetet thelbi për uljen në tryezën e bisedimeve. Ai falenderon kontributin e reporterit Flenckenstein për paraqitjen e një raporti, sipas tij, të balancuar dhe inkurajues.

    “Dëshiroj të vlerësoj kontributin e raporterit Knut Flenckenstein në paraqitjen e një raporti të balancuar dhe inkurajues, që konfirmon arritjet në reformat e ndërmarra nga qeveria, të evidentuara më parë edhe nga Komisioni Europian dhe Vendet Anëtare të BE-së dhe nxit progresin e tyre të mëtejshëm.

    Ajo që thuhet qartësisht në projekt-rezolutë, është çka kemi përsëritur vijimësisht pas marrjes së dritës së rekomandimit nga Komisioni për hapjen e negociatave: progresi në reformën në drejtësi, veçanërisht zbatimi i ligjit të vettingut është thelbësor për uljen në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit”, shkruan Ministri në statusin e tij në facebook.

    Tashmë pritet miratimi i kësaj rezolute në seancën plenare në Strasburg më datë 15 shkurt.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690