• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Bushati drejtues i vëzhguesve për zgjedhjet në Bjellorusi


    OSBE ka zgjedhur ish-ministrin e jashtëm si drejtuesin e vëzhguesve të zgjedhjeve që zhvillohen në Bjellorusi me datë 17 nëntor. Vetë ish ministri ka postuar ftesën dhe thotë se ndihet i nderuar nga emërimi nga ana e kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereli.

     

    Ndërkaq Shqipëria merr drejtimin e  OSBE-së në janar pas kontributit dhe lobimit të ish ministrit një vit më parë. Bushati, me datë 7 dhjetor 2018, ndau lajmin se Shqipëria kryeson OSBE-në me një postim në anglisht:

    ‘Sot Shqipërisë i është besuar drejtimi i OSBE-së në 2020. Kjo është një arritje për ne, për angazhimin konstruktiv në rajon dhe për vetë OSBE-në. Shumë falenderime për miqtë tanë italianë dhe të gjithë shtetet pjesëmarrëse që na mbështetën për këtë”, shkruante ministri Bushati në Twitter.

    OSBE është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, është organizata më e madhe ndërqeveritare për sigurinë në botë. Mandati i tij përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, promovimi i të drejtave të njeriut, liria e shtypit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Linku origjinal këtu./ Tiranapost.al. E.B

    Ministri Bushati jep lajmin e mirë/ Shqipëria do të kryesojë OSBE-në në 2020-ën

    Për herë të parë Shqipëria merr kryesimin e OSBE dhe Bushati ka të drejtë ta quaj arritje

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post