Aktualitet Te gjitha

Burri qëllohet me armë, dërgohet me urgjencë në spital


Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Shkollës së Naftës” në Vlorë.

I plagosur ka mbetur Arsen Gerbi dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas të dhënave paraprake ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit./Tiranapost.al