Showbiz

Burri që e duam të gjitha

Romantizmi ushqehet me gjeste të vogla që na bëjnë të çmendemi. Ç’duhet të bëjë një burrë që të të bëjë për vete dhe të mbajë gjallë pasionin
Burri që e duam të gjitha

Që ai të konsiderohet “special” nuk do të thotë që të shpalosë një listë të gjatë cilësish dhe aftësish. Për të fituar zemrën e një gruaje duhet së pari të sillet në mënyrë të veçantë dhe nga fjalët ose më mirë nga premtimet (që më mirë do ishte të mos i bënte fare), të kalojë në veprime konkrete për të treguar dashurinë. Jo, jo, nuk e kemi fjalën që të blejë një koleksion të tërë Tiffany (ah, sikur!) apo të shkruajë “Të dua” në një çarçaf të madh, që e valëvit në ajër nga një avion! E kemi fjalën për ato veprimet e vogla dhe sjelljet që na bëjnë të ndihemi speciale dhe që kanë fuqinë që të mbajnë gjallë pasionin, shmangin konfliktet dhe e bëjnë të bukur jetën në çift. Për shembull…

1 – Të jep një të puthur ose një përqafim të ngrohtë tamam kur ti nuk e pret ose “të hidhet përsipër”, sepse i dukesh e parezistueshme.

2 –Të telefonon vetëm për të të thënë “Më ka marrë malli”, “Të dua”, dërgon një sms romantike në një ditë fare të zakonshme.

3 – Kujton detaje nga udhëtime, nga biseda të bëra para shumë vitesh, fjalë që ia ke thënë dikur dhe ishe e bindur që ai nuk do t’i mbante mend, duke të treguar se është shumë i vëmendshëm ndaj atyre që ti thua.

4 – Të sheh të lodhur dhe të thotë “Mos u mërzit, se i bëj unë të gjitha. “Vendos rregull në kuzhinë dhe bën pazarin dhe të lë ty të çlodhesh në divanin e sallonit.

5 – Bën gjithçka që ti të qeshësh kur je e mërzitur dhe ke kaluar një ditë aspak të bukur.

6 – Të ndihmon të vendosësh rregull në shtëpi dhe rregullon prizën e korridorit që është

prishur. Ose është i pari që merr përgjegjësitë në një situatë të ndërlikuar.

7 – Bën veprime prej xhentëlmeni: nuk të lë të ngresh sende të rënda dhe vjen gjithmonë të hap derën e makinës, janë gjeste të vogla, por kanë fuqinë të na bëjnë të ndihemi princesha të vërteta.

8 – Të jep kurajë dhe të nxit në arritjen e qëllimeve të tua, duke të treguar se ka shumë besim tek ty, ndonjëherë edhe më shumë sesa tek vetja e tij.

9 – Shqetësohet për sigurinë tënde dhe të thotë: “Më bëj një zile kur të arrish”.

10 –Bën diçka vetëm për të të bërë qejfin ty (për shembull të shoqëron në një koncert që atij nuk i intereson shumë) ose të llaston pak duke të sjellë mëngjesin në krevat.

11 – Në ndonjë rast të lë të kuptosh se është xheloz për ty.

12 – Të thotë “Je shumë e bukur” dhe të sheh me sy të ëmbël edhe pse ti je akoma me pizhama dhe sapo je zgjuar nga gjumi.

13 – Të llaston me të gjitha mënyrat duke të ndjekur teksa bën shopping për katër orë rresht (kjo vështirë se mund të ndodhë më shumë se një herë).

14 – Të lë të kuptosh se të dëshiron çmendurisht: me një vështrim, një shenjë, duke të thënë: “Këtë fundjavë nuk jemi për askënd tjetër”.

15 – Të tregon se të çmon për gjithçka që je, të vlerëson edhe për gjërat më të vogla që ti bën për të, duke të thënë “faleminderit” në shkëmbim të asgjëje.

Love-Couple-Happiness-Hug-Smile